A non-governmental organization (NGO) is a not-for-profit organization that is independent from states and international governmental organizations. |
Një organizatë joqeveritare (OJQ) është një organizatë jofitimprurëse që është e pavarur nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare qeveritare. |
They are usually funded by donations but some avoid formal funding altogether and are run primarily by volunteers. |
Ato zakonisht financohen nga donacione, por disa shmangin krejtësisht financimin formal dhe drejtohen kryesisht nga vullnetarë. |
NGOs are highly diverse groups of organizations engaged in a wide range of activities, and take different forms in different parts of the world. |
OJQ-të janë grupe organizatash shumë të ndryshme të angazhuara në një gamë të gjerë aktivitetesh dhe kanë forma të ndryshme në pjesë të ndryshme të botës. |
Some may have charitable status, while others may be registered for tax exemption based on recognition of social purposes. |
Disa mund të kenë status bamirësie, ndërsa të tjerat mund të regjistrohen për tu përjashtuar nga regjimi i taksave bazuar në njohjen e qëllimeve sociale. |
Others may be fronts for political, religious, or other interests. |
Të tjerët mund të jenë fronte për interesa politike, fetare apo interesa të tjera. |
The number of NGOs worldwide is estimated to be 3.7 million. |
Numri i OJQ-ve në mbarë botën vlerësohet të jetë 3.7 milionë. |
Russia has 277,000 NGOs. |
Rusia ka 277,000 OJQ. |
India is estimated to have had around 2 million NGOs in 2009, just over one NGO per 600 Indians, and many times the number of primary schools and primary health centres in India. |
India statistikisht mendohet të ketë pasur rreth 2 milionë OJQ në vitin 2009, pak më shumë se një OJQ për 600 indianë, dhe shumë herë më shumë se numri i shkollave fillore dhe qendrave shëndetësore primare në Indi. |
China is estimated to have approximately 440,000 officially registered NGOs. |
Kina vlerësohet të ketë rreth 440,000 OJQ të regjistruara zyrtarisht. |
NGOs are difficult to define, and the term 'NGO' is not always used consistently. |
OJQ-të janë të vështira për t'u përcaktuar dhe termi 'OJQ' nuk përdoret gjithmonë në mënyrë konsistente. |
In some countries the term NGO is applied to an organization that in another country would be called an NPO (nonprofit organization), and vice versa. |
Në disa vende termi OJQ përdoret për një organizatë që në një vend tjetër do të quhej OJF (organizatë jofitimprurëse), dhe anasjelltas. |
There are many different classifications of NGO in use. |
Ka shumë klasifikime të ndryshme të OJQ-ve në përdorim. |
The most common focus is on "orientation" and "level of operation". |
Fokusi më i madh është në "orientimin" dhe "nivelin e funksionimit". |
An NGO's orientation refers to the type of activities it takes on. |
Orientimi i një OJQ-je i referohet llojit të aktiviteteve që ajo ndërmerr. |
These activities might include human rights, environmental, improving health, or development work. |
Këto aktivitete mund të përfshijnë të drejtat e njeriut, mjedisin, përmirësimin e shëndetit ose punë zhvillimore. |
An NGO's level of operation indicates the scale at which an organization works, such as local, regional, national, or international. |
Niveli i funksionimit të një OJQ-je tregon shkallën në të cilën punon një organizatë, si p.sh. lokale, rajonale, kombëtare ose ndërkombëtare. |