Art is a diverse range of human activities in creating visual, auditory or performing artifacts (artworks), expressing the author's imaginative or technical skill, intended to be appreciated for their beauty or emotional power. |
Arti është një gamë e larmishme aktivitetesh njerëzore për krijimin e artefakteve (veprave artistike) vizuale, dëgjimore ose interpretuese, me anë të të cilave shprehen aftësitë imagjinare ose teknike të autorit, të cilat synojnë të vlerësohen për bukurinë ose fuqinë e tyre emocionale. |
In their most general form these activities include the production of works of art, the criticism of art, the study of the history of art, and the aesthetic dissemination of art. |
Në përgjithësi këto aktivitete përfshijnë prodhimin e veprave të artit, kritikën e artit, studimin e historisë së artit dhe përhapjen estetike të artit. |
The oldest documented forms of art are visual arts, which include creation of images or objects in fields including today painting, sculpture, printmaking, photography, and other visual media. |
Format më të vjetra të dokumentuara të artit janë artet vizuale, të cilat përfshijnë krijimin e imazheve ose objekteve në fusha ku përfshihen artet e sotme të pikturës, skulpturës, printimit, fotografisë dhe mediave të tjera vizuale |
Music, theatre, film, dance, and other performing arts, as well as literature and other media such as interactive media, are included in a broader definition of art or the arts. |
Muzika, teatri, filmi, kërcimi dhe të tjera forma të artit interpretues, duke përfshirë edhe letërsinë dhe mediat e tjera si ato interaktive, përfshihen në një kuptim më të gjerë të përkufizimit të artit dhe arteve. |
In modern usage after the 17th century, where aesthetic considerations are paramount, the fine arts are separated and distinguished from acquired skills in general, such as the decorative or applied arts. |
Në përdorimin modern pas shekullit të 17-të, ku vlerësimet estetke marrin një vëmendje të veçantë, artet e bukura ndahen dhe dallohen nga aftësitë e tjera të përgjithshme të cilat janë të fituara, siç janë artet dekorative apo ato të aplikuara. |
Art may be characterized in terms of mimesis (its representation of reality), narrative (storytelling), expression, communication of emotion, or other qualities. |
Arti mund të karakterizohet për sa i përket imitacionit (përfaqësim i realitetit përmes artit), narracionit (tregimi i historive), të shprehurit, komunikimit dhe emocionit si edhe cilësi të tjera. |
The nature of art and related concepts, such as creativity and interpretation, are explored in a branch of philosophy known as aesthetics. |
Natyra e artit dhe koncepteve të lidhura me të, si për shembull krijimi dhe interpretimi, studiohen nga dega e filozofisë që quhet estetikë. |